“NUK E MERITOJ…”/ Pasi Beatrix u shfaq me lot në sy, reagon Alban Ramosaj: Uroj që personazhet publikë të jenë… – AlpeGossip
“NUK E MERITOJ…”/ Pasi Beatrix u shfaq me lot në sy, reagon Alban Ramosaj: Uroj që personazhet publikë të jenë…

“NUK E MERITOJ…”/ Pasi Beatrix u shfaq me lot në sy, reagon Alban Ramosaj: Uroj që personazhet publikë të jenë…

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, që kur u bë pjesë e “Big Brother VIP” ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut. Kishte nga ata që e mbështeten në çdo moment dhe të tjerë që e kritikuan dhe e bullizuan për zgjedhjet që bëri brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa fansat e mbështetën lidhjen e saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj, kishte nga ata që e krijuan pafund. E pikërisht në lidhje me bullizimin që i është bërë muajt e fundit na njerëzit në internet, Trixa reagoi mbrëmë përmes një postimi në “Instagram”.

Ish-banorja e BB VIP publikoi një video ku u shpreh se tre muajt e fundit është abuzuar shumë me emrin e saj dhe nuk ka dashur asnjëherë që ajo dhe personat që e mbështesin të bullizohen.

Këngëtarja këtë video e ka bërë edhe si një mesazh për vajzat e gratë, ku shprehet se nuk duhet ta pranojnë dhunën “përshirë edhe atë online”.

Video në fjalë ka marrë mbështetje të madhe nga ndjekësit e saj. Por si gjithmonë mbështetjen më të madhe ajo e ka nga vëllai, Alban Ramosaj.

Këngëtari i dashur për publikun ka treguar se është i lumtur që Beatrix është vetvetja dhe se kjo është arma më e mirë e këngëtares.

“Unë nuk e meritoj”/ Pasi Beatrix u shfaq me lot në sy,

“Paragjykimet – gjykimet, ofendimet, bullizmi është thjesht një projeksion i pasigurive, limiteve, injorancës dhe nevojave të tyre. E faktuar me qindra herë. Jam i lumtur që dita ditës kur zgjohesh vendos të jesh vetëvetja jotë autentike 100 për qind dhe kjo është arma jote më e fortë. Herët a vonë, e drejta fiton… përherë. Vazhdo të shkëlqesh siç e di ti lër të tjerët të digjen nga rrezet e tua se kashta kashtë do qëndroj vështirë të kthehet në bar të njomë. Të dua fort unë dhe mijra të tjerë.

P.S Uroj që personazhet publik të jenë të vërtetë dhe ndërshëm sa ti, do të ishe një vend më i mirë për të jetuar’’, tha Ramosaj.

“Unë nuk e meritoj”/ Pasi Beatrix u shfaq me lot në sy,

“Unë nuk e meritoj”/ Pasi Beatrix u shfaq me lot në sy,