A DO LARGOHET NGA MUZIKA? Thirri ezanin në xhami, MC Kresha flet për herë të parë – AlpeGossip
A DO LARGOHET NGA MUZIKA? Thirri ezanin në xhami, MC Kresha flet për herë të parë

A DO LARGOHET NGA MUZIKA? Thirri ezanin në xhami, MC Kresha flet për herë të parë

Pak ditë më parë, Mc Kresha bëri bujë pasi një video e tij u bë virale ku shihej duke thirrur ezanin në një xhami në Mitrovicë. Kjo bëri që të përflitet se reperi po tërhiqet përfundimisht nga muzika. Lidhur me këtë ai ka folur së fundmi në një intervistë televizive.

“Kisha pak turp por meqë një shoku i imi kërkoi ta thërrisja për mua ishte privilegj. Sepse kjo thirrje nuk i bëhet çdokujt. E kanë bërë edhe kolegë të tjerë dhe nuk është asgjë e keqe, përkundrazi. E bukura e Ramazanit është se ne agjërojmë që të bashkëndjejmë me ata që nuk kanë.”, tha Kresha.

Sakaq, ai tha se nuk ka në plan që për momentin të tërhiqet nga muzika. Ai do të jetë prezent me koncerte si dhe po punon për albumin që do të sjellë me mikun e tij, Lyrical Son. “Gjithçka është shumë mirë në jetën personale e profesionale.

Sapo kemi nxjerrë albumin dhe kemi shumë angazhime që nuk po na lënë të finalizojmë albumin e dytë. Është mirë, njerëzit e pëlqejnë ata që ne bëjmë. Pëlqejmë thjeshtësinë dhe duam të na dojë ne publiku jo lifestyle-in tonë”, u shpreh ai.