“NUK E MOHOJ…”/ Sheila Haxhiraj rikthen në vëmendje raportin me Kledi Hysën – AlpeGossip
“NUK E MOHOJ…”/ Sheila Haxhiraj rikthen në vëmendje raportin me Kledi Hysën

“NUK E MOHOJ…”/ Sheila Haxhiraj rikthen në vëmendje raportin me Kledi Hysën

Këngëtarja Sheila Haxhiraj dhe modeli e sportisti Kledi Hysa, të cilët janë ish-banorët e “Big Brother VIP” , u komentuan gjatë në rrjet për një histori dashurie.

Dyshimet nisën pas publikimit të disa fotove të dyshes ku dukeshin të afërt nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë më vonë u sqarua se ata ishin në një bashkëpunim për këngën e re të Sheilës. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Sheila ka sjellë në vëmendje përsëri raportin e saj me Kledi Hysën.

Këngëtarja u pyet për thashethemet që qarkulluan rreth saj dhe Kledi Hysës. Ajo si fillim hezitoi të përgjigjej, por më pas sqaroi se ajo dhe modeli janë vetëm miq.

“Kledi është një model dhe aktor shumë i mirë dhe menduam pse jo mos të ishte pjesë e klipit tim të ri, kështu që Kledi ra dakord dhe qe pjesë. Nuk ka pasur asgjë mes nesh, se nuk e kam pohuar as mohuar në asnjë vend tjetër por jo s’kemi pasur asgjë jemi thjesht miq të dy.”

Si gjithmonë Sheila mbetet hermetike sa i përket jetës personale duke mos dhënë detaje:

“Në këtë aspekt nuk kam ndryshuar. Pëlqej të jem private.”- tha ajo për “Mirage.”