“PARUKIERET MIZORE”/ Tallen keq me 18 vjeçaren: Duket shumë… (FOTO) – AlpeGossip
“PARUKIERET MIZORE”/ Tallen keq me 18 vjeçaren: Duket shumë… (FOTO)

“PARUKIERET MIZORE”/ Tallen keq me 18 vjeçaren: Duket shumë… (FOTO)

Një adoleshente është tronditur kur ka zbuluar se disa parukiere e kanë tallur në një grup në Whatsapp.

Mia Capeling ishte gati duke shpërthyer në lot kur lexoi komentet mizore të bëra nga stafi i salonit ku është kliente.

18-vjecarja u tall në grupin e quajtur “Skuadra e Sallonit më të mirë”, ku përfshihen edhe anëtarë të stafit.

Një prej parukiereve që shpërndau fotografinë e Mias, shtoi përshkrimin: “Një prek klienteve tona, jo se dua të tregohem e ashpër, por duket shumë keq.”

Më pas, një tjetër person në grup shtoi disa emoji duke qeshur. Mia nuk hezitoi që të publikonte bisedën e tyre në Facebook duke shkruajtur: “Duhet të jetë shumë qejf të punosh tek Salon 2000, një biznes shumë profesional që nuk do bënte asgjë për të mërzitur klientët. A mund të më sugjeroni një sallon të ri?”

Stafi i sallonit u justifikua duke thënë se komentet nuk ishin bërë për tu tallur me Mian personalisht.