“ISHTE SHUMË E VESHUR”/ Niko Komani u përgjigjet kritikave për veshjen Ronelës: Kishte artistë lakuriq… – AlpeGossip
“ISHTE SHUMË E VESHUR”/ Niko Komani u përgjigjet kritikave për veshjen Ronelës: Kishte artistë lakuriq…

“ISHTE SHUMË E VESHUR”/ Niko Komani u përgjigjet kritikave për veshjen Ronelës: Kishte artistë lakuriq…

I ftuar në “Wake up”, Niko Komani i është përgjigjur kritikave për veshjen e Ronelës në gjysmëfinale. Stilisti u shpreh se veshja e saj nuk ishte aspak e tepruar duke shtuar se këngëtaret e Spanjës dhe Qipros kishin veshje më provokuese.

“Ronela përfaqësonte veten një herë pastaj të tjerët. Më habit që shohim femra të huaja mbase më të mbushura prapë me të njëjtën veshje dhe e pëlqejmë se shqiptarët fshihen pas gishtin. Të huajin e adhurojnë duke mos u bezdisur por te shqiptari bezdiset shumë. Përveçse kanë standarde të dyfishta, nuk i lënë artistët të evoluojnë se i mbushin me komplekse dhe nuk mund të shkojnë përtej gjësë normale. Ishim madje shumë të veshur nëse disa thanë se ishim të zhveshur. Kishte pafund artistë ‘lakuriq’ sipas tyre, shqiptarët duan të mbulojnë të tyret, por adhurojnë ata të huaj që zhvishen”, u shpreh Niko.

Ai i cilëson si ‘daltonikë’, ata që mendojnë se veshja në tapetin Turquoise ishte e kopjuar duke u shprehur se Ronela nuk është kukull që vesh çfarë duan të tjerët, pasi e kishte fantazuar ajo veshjen.

“Nuk është e njëjta. Duhet të jesh daltonik që mos të dallosh ngjyrat. Nuk e kam problem ta diskutoj. Por, Ronela nuk është kukull që unë e marr dhe e vesh me atë që dua, me të brendshmet apo ngjyrat që dua. Ronela e kishte fantazuar veshjen dhe na udhëzoi. Veshja u bë siç e donte ajo. Është performancë e saj dhe vendos ajo”, tha Niko.