TË JETË RASTËSI? Këta janë VIP-at shqiptarë që ndodhen në të njëjtin vend për pushime (FOTOT) – AlpeGossip
TË JETË RASTËSI? Këta janë VIP-at shqiptarë që ndodhen në të njëjtin vend për pushime (FOTOT)

TË JETË RASTËSI? Këta janë VIP-at shqiptarë që ndodhen në të njëjtin vend për pushime (FOTOT)

Këtë fund tetori, disa nga personazhet e njohur shqiptar kanë udhëtuar jashtë vendit dhe Stambolli duket se ka qenë destinacioni i preferuar.

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku prej disa ditësh ndodhen në qytetin turk, nga ku moderatorja ka postuar foto e video të shumta. Çifti ka darkuar në restorantin e shefit të famshëm të kuzhinës Nusr-Et teksa teksa nuk kanë munguar as shëtitjet në rrugët e Stambollit.

Një tjetër çift i famshëm që po kalon pushimet në Stamboll është edhe Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha. Rezarta ka postuar një foto duke konsumuar mëngjesin në një nga hotelet më të njohura në Stamboll. Biznesmenia shkruan se më në fund Ermali arriti t’i bënte një foto të saktë.

Erion Zeqiraj dhe Blerta Ligaj ndodhen gjithashtu në Stamboll. Erioni ka postuar një foto nga udhëtimi në Bosfor, ku shfaqet duke i dhuruar një puthje Blertës.

Po ashtu në Stamboll ndodhet edhe Oni Hysenbelliu. Ai ka postuar një foto teksa konsumonte kafen e mëngjesit në hotel teksa nuk e ka bërë të ditur se kush e shoqëron në këtë udhëtim.