Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar të shtunën. Kështu tregojnë dokumentet e dorëzuara në shtetin e Nevada.
Këngëtarja e aktorja e famshme së bashku me aktorin e Hollywood-it kanë bërë një ceremoni të vogël, vetëm me familjarët e tyre.
Kujtojmë se ata ishin fejuar më herët në prill, ndërsa tashmë zyrtarisht janë bashkëshortë. Madje super ylli ka marrë ligjërisht edhe mbiemrin e burrit të saj.
Affleck i dhuroi Lopez një unazë fejese me diamant jeshil të prerë në një stil të ngjashëm me diamantin rozë që ai i kishte dhuruar pothuajse njëzet vjet më parë.
Në rrjete sociale Lopez përshkroi momentin emocionues. Sipas saj, natën e së shtunës ndërsa ishte duke bërë një banjë me flluska dashuria e jetës së saj u gjunjëzua dhe I propozoi.
Ata kanë një histori interesante bashkë. JLo dhe Affleck u lidhën për herë të parë në vitet 2000 dhe bënë dy filma së bashku. Më pas në 2004-ën çifti u nda për tu ribashkuar pas 17 vitesh.
Gjatë periudhës së ndarjes, Lopez u martua me kantautorin Mark Anthony, me të cilin u divorcua në 2014-ën, ndërsa Affleck me aktoren Jennifer Garner, në të cilën u divorcua në 2018-ën.
Në jetët e tyre profesionale, Affleck është fitues i çmimeve Oscar, ndërsa Lopez rriti pasurinë dhe famën e saj duke kënduar dhe aktruar.
Një vit më parë ata u filmuan nga paparazz-it duke dalë sërish dhe në moment mjaft të lumtura në krahët e njëri-tjetrit.