“PËR MUA E BËN GJITHMONË”/ Einxhel ‘personalizon’ këngën më të fundit nga Dagz! – AlpeGossip
“PËR MUA E BËN GJITHMONË”/ Einxhel ‘personalizon’ këngën më të fundit nga Dagz!

“PËR MUA E BËN GJITHMONË”/ Einxhel ‘personalizon’ këngën më të fundit nga Dagz!

Kur bëhet fjalë për “Big Brother VIP Albania”, një nga ish-banoret më të diskutuara sigurisht që ka qenë Einxhel Shkira. Einxhel tërhoqi vëmendjen e shumë fansave dhe fitoi dashurinë e tyre, me karakterin e saj unik, personalitetin e fortë por edhe historinë personale të cilën e ndau gjatë “BBV”.

Padyshim që shumë e përfolur bukuroshja ka qenë dhe për shkak të lidhjes së saj me një tjetër ish banor të shtëpisë, histori që u krijua brenda spektaklit por duket se po vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë.

Jo vetëm që marrëdhënia mes dyshes po shkon shkëlqyeshëm pasi si Einxhel dhe Dagz nuk na i kursejnë postimet shumë të ëmbla së bashku. Ashtu si ka ndodhur së fundmi, ku bukuroshja duke treguar mbështetjen e madhe që ka për partnerin e saj ka shpërndarë projektin e tij më të fundit muzikor në bashkëpunim me PM, Lumi B dhe Ermal Fejzullahun. Teksa me ‘frazën e famshme’ të ‘BBV’ e ka ‘personalizuar’ këngën ‘Ma e mira’.

Për mua e bën gjithmonë

 

"Për mua e bën gjithmonë", Einxhel