PAMJET/ Çfarë zgjodhën VIP-at në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit, detaji që u vu re në veshjet e tyre – AlpeGossip
PAMJET/ Çfarë zgjodhën VIP-at në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit, detaji që u vu re në veshjet e tyre

PAMJET/ Çfarë zgjodhën VIP-at në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit, detaji që u vu re në veshjet e tyre

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare në martesë mbrëmjen e djeshme. Ata zgjodhën shtatorin pasi siç ka thënë blogerja, vjeshta është stina e preferuar e të dyve. Në dasmën që u mbajt në Shijak morën pjesë rreth 300 të ftuar, mes të cilëve shumë VIP-a.

Krahas personazheve të njohur të ekranit, nuk munguan dhe shumë figura politike. Dalina Buzi, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Rudina Hajdari, Julian Deda, Valdrin Sahiti, Olta Gixhari, Agnesa Vuthaj, Erla Mëhilli, Eranda Libohova, Floriana Garo, Albana Vokshi dhe shumë shumë të tjerë.

Ajo që u vu re mes personazheve publike ishin veshjet që kishin zgjedhur pasi pjesa më e madhe kishin zgjedhur ngjyrën e zezë. Megjithatë, nuk dihet nëse ishte një rastësi apo ka qenë kodi i veshjes. Sakaq, siç vihet re nga postimet në rrjete sociale, shumë dasmorë të tjerë kishin zgjedhur ngjyra të tjera.