PËR GOCAT E “FIKSUARA” PAS BUKURISË/ 5 produktet që ja vlejnë të mos i hiqni kurrë nga çanta! – AlpeGossip
PËR GOCAT E “FIKSUARA” PAS BUKURISË/ 5 produktet që ja vlejnë të mos i hiqni kurrë nga çanta!

PËR GOCAT E “FIKSUARA” PAS BUKURISË/ 5 produktet që ja vlejnë të mos i hiqni kurrë nga çanta!

As nuk duam ta mendojmë sa para shpenzojmë për produkte make up-i. Mund të kemi gjithçka dhe sërish nuk i rezistojmë dot tundimit për të shtuar një tjetër produkt në çantën e tualeteve.

Ju mirëkuptojmë, por çfarë nuk “tolerojmë” më është të shpenzoni para për në produkte luksoze kur në fakt e vërteta e madhe është se të gjithë markat e famshme janë lehtësisht të zëvendësueshme (ndoshta edhe më të mira) nga disa produkte specifike drug store.

Ku duam të dalim? Harrojini emrat dhe bëhuni praktikë duke ruajtur sigurisht kriterin e cilësisë. Tani, listën që do të shihni në vijim ruajeni diku dhe përdoreni herën tjetër kur të dilni për shopping!

1. Kremi Pudër

5 produkte (të lira) që ja vlejnë të mos i hiqni kurrë

Ky krem pudër nga Catrice është kaq perfekt sa mund ta keni dalluar edhe nga TikTok-u. Aplikohet lehtë, është mbulues, por e ruan natyralitetin dhe fatmirësisht pas disa orësh nuk shpërbëhet pasi ka teksturë perfekte.

Mund të lyheni në mëngjes dhe make up-i juaj është po njësoj deri në mbrëmje. Eshtë produkt vegan, për lëkurat normale në të yndyrshme. Ngjan me atë fondatinën që s’do ta ndërronit kurrë, aq më tepër kur të mësoni për çmimin!

2. Primer-i

5 produkte (të lira) që ja vlejnë të mos i hiqni kurrë

Jo më kot primer-i i Catrice është i famshëm në të gjithë botën! Funksionin e saj si produkt drugstore e bën shumë më mirë sesa primer-a të tjerë që i blini dyfish apo trefish më shumë. Ky primer ndihmon në krijimin e bazës perfekte të grimit. Zbeh rudhat dhe poret i bën më pak të dukshme. Lëkura duket më e butë dhe mbi të gjitha make up-i qëndron më gjatë!

3. Paletat e syve

5 produkte (të lira) që ja vlejnë të mos i hiqni kurrë

Ahh! Kjo paletë sysh me siguri ju ka shpëtuar, por fatmirësisht ne jemi këtu për t’ju thënë ta merrni sa më parë.Madje në të gjitha nuancat edhe nëse jeni fanse vetëm të ngjyrave neutrale.

5 produkte (të lira) që ja vlejnë të mos i hiqni kurrë

Paletat e Catrice janë shumë më funksionale dhe zëvendësuese të denja të shumë markave të shtrenjta që për hir të së vërtetës, nuk kanë rezultuar të jashtëzakonshme në efekt, siç shpesh i kemi pritur. 12 ngjyra të reja, me teksturë të plotë dhe pigment të lartë. Qëndrojnë gjatë në sy dhe nuk precipitojnë.

4. Korrektori

5 produkte (të lira) që ja vlejnë të mos i hiqni kurrë

Si mund t’i mungonte ky korrektor kësaj liste? Korigjuesi i rrathëve të zinj nga Catrice është produkt pa të
cilat vajzat nuk bëjnë dot dhe do të vazhdojë të jetë i tillë për shumë gjatë. Asgjë s’e konkuron fuqinë e këtij korrektori!

5. Lapsat dhe shkëlqyesët e Catrice

5 produkte (të lira) që ja vlejnë të mos i hiqni kurrë

Catrice e di sekretin tonë! Duam buzë të plota, mishtore, ngjyra minimaliste dhe sensuale në të njëjtën
kohë. Provoni lapsat e rinj dhe pas tyre, këtë shkëlqyes që s’duhet të guxoni ta nxirrni nga çanta!

5 produkte (të lira) që ja vlejnë të mos i hiqni kurrë

Janë vetëm 5 produkte bazike që nuk i kalojnë 500 lekë të reja dhe ju praktikisht s’keni nevojë më për
asgjë. Blini me zgjuarësi dhe kurseni, por jo në cilësi. Catrice është mesi i artë.