“PREJ FILLIMIT QË TË KAM PARË…”/ Çfarë po ndodh me ‘Instagramin’ e Elgit Dodës? – AlpeGossip
“PREJ FILLIMIT QË TË KAM PARË…”/ Çfarë po ndodh me ‘Instagramin’ e Elgit Dodës?

“PREJ FILLIMIT QË TË KAM PARË…”/ Çfarë po ndodh me ‘Instagramin’ e Elgit Dodës?

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Por, përpos jetës private mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime.

Megjithatë, duket se ky vit vetëm sa paska nisur për Elgitin e këtë na e bën me dije dita-ditës teksa së fundmi po na zbulon pak nga teksti i këngës së radhës. Ashtu si tanimë jemi mësuar edhe kjo surprizë nga producenti lidhet me dashurinë e humbur.

Prej fillimit që të kam parë e kam ditur, e kam ditur ti do jesh problemi im… Edhe? Por unë prapë nuk u ndala duke të dashur… Më thoje se tek ti mund të kisha besim, e mos të dëgjoja fjalët që për ty dinë… E ça do tani? Ça po ndjeje për mua kur po flije në krahët e tij?

FOTO