S’është për të qeshur por ja 11 VIP-at shqiptarë që janë rrëzuar në mënyrë spektakolare në skenë (VIDEO) – AlpeGossip
S’është për të qeshur por ja 11 VIP-at shqiptarë që janë rrëzuar në mënyrë spektakolare në skenë (VIDEO)

S’është për të qeshur por ja 11 VIP-at shqiptarë që janë rrëzuar në mënyrë spektakolare në skenë (VIDEO)

Gjatë daljes në publik, shpeshherë ndodhin incidente të vogla që kthehen edhe në situata të sikletshme.

Shumë prej VIP-ave të showbizzit shqiptar janë përballur me situata të tilla, të cilat menjëherë pushtojnë portalet e komentohen nga publiku. Shikoni rëniet më të sikletshme në skenë të 11 VIP-ave shqiptarë.

Enca Haxhia

Këngëtarja është rrëzuar gjatë njërit prej koncerteve të turit të saj veror në Ferizaj, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime. Dëmtimi i vetëm i ka ndodhur këpucëve me takë shumë të lartë. Enca është ulur me qetësi në gjunjë dhe ka vazhduar këngën.

Aurela Hoxha

Modelja është rrëzuar teksa po realizonte setin për koleksionin e saj të ri. Në një moment ajo pëson një incident të vogël, rrëshqet dhe rrëzohet nga palma. Megjithatë, Aurela nuk ka pësuar lëndime dhe ka vazhduar punën për realizimin e fotove.

🌸 new collection @aurelahoxhaswim 🌸 #iscoming Ps #workhard 😂😂😂😂

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

Getinjo

Këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin “Super Sfida”. Ai ka rrëshqitur dhe është rrëzuar, por nuk ka pësuar lëndime serioze. Menjëherë pas rënies, ka tentuar të ngrihet.

Capital T

Në njërin prej koncerteve të tij, Capital T po festonte si një fëmijë në skenë me një shishe alkool në dorë dhe më pas rrëshqet. Ai është ngritur duke buzëqeshur, pa pësuar dëmtime.

Genta Ismajli

Gjatë performancës në një club, teksa kërcente këngëtarja ka rënë. Duke ecur mbrapsh, Genta nuk e ka kuptuar se ku përfundonte skena dhe është rrëzuar mbi fansat e saj.

Majk

Në njërën prej performancave të tij në koncert, Majkut i ka rrëshkitur këmba dhe ka rënë, por pa dëmtime. Ai ka vazhduar përsëri me performancën e tij.

Grida Duma

Pas fjalimit të saj në Konventën e Partisë Demokratike për Barazinë Gjinore, zëvendësministrja e Integrimit Europian, Grida Duma, është rrëzuar. Pas rrëzimit, kamerat kanë ndryshuar menjëherë objektiv.

Era Istrefi

Teksa performonte në skenë e veshur me të bardha, këngëtarja Era Istrefi është penguar në veshjen e saj dhe menjëherë ka rënë në tokë. Fatmirësisht, ajo nuk pati lëndime nga ky rrëzim.

Lindita Metaliaj

Pas seancës plenare të parë për vitin 2018, deputetja e PD është rrëzuar në shkallët e Kuvendit. Asaj menjëherë i kanë ardhur në ndihmë kolegët.

Eneda Tarifa

Anëtarja e jurisë së ‘The Voice Kids’, është ngritur për të përqafuar njërin nga konkurentët, por u pengua dhe ra. Këngëtarja nuk pësoi lëndime nga ky rrëzim, ndërkohë që u shpreh se ishte syri i keq që e bëri të rrëzohej.

Bes Kallaku

Gjatë një skeçi në ‘Këngën Magjike’, Bes Kallaku dhe Erjon Musai performuan të veshur si femra. Besi nuk po qëndronte dot më në këmbë dhe është rrëzuar. Publiku ka plasur me të qeshura.