"O budall"/ VIDEO ku Rita Ora shan miqtë e saj në shqip do t'ju shkrijë së qeshuri - AlpeGossip
“O budall”/ VIDEO ku Rita Ora shan miqtë e saj në shqip do t’ju shkrijë së qeshuri

“O budall”/ VIDEO ku Rita Ora shan miqtë e saj në shqip do t’ju shkrijë së qeshuri

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora siç dihet ka nisur turin e saj në të gjithë Europën dhe pritet që në datën 3 qershor të vijë edhe në Tiranë ku do të mbajë një koncert në Sheshin Skënderbej.

Ditën e djeshme ajo ndodhej në Munich të Gjermanisë, ku dhe ka dhënë një performanc të zjarrtë për të gjithë fansat e saj.

Mirëpo Rita nuk ka ngurruar të ndaj dhe disa nga prapaskenat e koncertit me ndjekësit e saj në Instagram ku në njërën prej tyre Rita ka treguar se flet shqip me stafin e saj. Ajo ka xhiruar dy nga pjesëtarët e stafit teksa janë duke treguar muskujt e tyre dhe në një moment, Rita i drejtohet atij duke qeshur: “O budall, kqyrum”.

Kjo video ka shkaktuar shumë të qeshura te vetë ajo, por edhe te ndjekësit e saj shqiptar, të cilët janë shumë të lumtur që këngëtarja nuk e harron lehtë gjuhën e saj.