NJË TJETËR ARRITJE/ Stilistja shqiptare vesh fotografen e famshme italiane në Festivalin e Filmit në Venecia – AlpeGossip
NJË TJETËR ARRITJE/ Stilistja shqiptare vesh fotografen e famshme italiane në Festivalin e Filmit në Venecia

NJË TJETËR ARRITJE/ Stilistja shqiptare vesh fotografen e famshme italiane në Festivalin e Filmit në Venecia

Nima Benati është një fotografe e njohur mode në Itali. Ajo ka bashkëpunuar dhe është bërë tepër e njohur për punën e saj me markat më të famshme të modes, duke përfshirë “Puma”, “Tom Ford”, “Stephen James” e shumë të tjera.

Ajo ka marrë pjesë në festivalin e 78-të të filmit në Venecia dhe ka parakaluar në tapetin e kuq me një veshje të punuar nga stilistja shqiptare, Drenusha Xharra. Këtë gjë e ka zbuluar vetë fotografia italiane përmes një postimi në rrjete sociale.

Në videot e publikuara në Instagram, ajo shihet e veshur me një fustan të zi, teksa shfaqet me tepër vetëbesim në tapetin e kuq.

“Faleminderit Drenusha Xharra për fustanin më perfekt”, shkruan fotografia italiane.

video
Kjo nuk është hera e parë që Drenusha Xharra vesh artistë me famë botërore, sepse emri i saj ka depërtuar prej kohësh përtej kufijve shqiptarë.

Kujtojmë se para disa muajsh, Drenusha Xharra u bë nënë për herë të parë. Stilistja solli në jetë një vajzë në muajin mars dhe lajmin e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale.

Drenusha publikoi një foto të ëmbël të vogëlushes, të cilën e pagëzoi me emrin Zoi.

“Mrekullia ime, Zoi Xharra”, shkroi stilistja përkrah fotos së vajzës pas lindjes së saj.