“ZOTI TË BEKOFTË”/ Elgiti feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur Klea ta urojë: Të duam më shumë se jetën… – AlpeGossip
“ZOTI TË BEKOFTË”/ Elgiti feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur Klea ta urojë: Të duam më shumë se jetën…

“ZOTI TË BEKOFTË”/ Elgiti feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur Klea ta urojë: Të duam më shumë se jetën…

Data 10 tetor ka një simbolikë të veçantë për Klea Hutën dhe Elgit Dodën, pasi ata festojnë sot ditëlindjen e producentit.

Dhe sigurisht nuk mund të mungonte as një urim publik nga ana e moderatores në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë një foto ky shihet me producentin, duke i thuruar edhe një super dedikim.

Gëzuar ditëlindjen prodstar! Unë dhe Kridi të duam më shumë se jetën tonë! Zoti të bekoftë!

Nuk e dimë se si do e fetojnë këtë ditë të veçantë por ne jemi shumë kuriozë për dhuratën e Kleas.

Elgiti dhe Klea janë kthyer brenda pak viteve në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata kanë filluar romancën 4 vite më parë dhe vitin që lamë pas e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, por pa dasmë, për tu bërë prindër për herë të parë këtë vit.

Tani kanë një familje tepër të bukur dhe vetëm disa muaj më parë erdhi në jetë edhe fryti i tyre i dashurisë Kridi.