KINI KUJDES/ Njihuni me 5 GABIMET e zakonshme që i bëjmë të gjithë me larjen e dhëmbëve - AlpeGossip
KINI KUJDES/ Njihuni me 5 GABIMET e zakonshme që i bëjmë të gjithë me larjen e dhëmbëve

KINI KUJDES/ Njihuni me 5 GABIMET e zakonshme që i bëjmë të gjithë me larjen e dhëmbëve

Në dukje të parë, ngjan si një proces shumë i thjeshtë! Por ka shumë njerëz që krejt pa dashje bëjnë gabime. Përdorin furça të ashpra, përdorin forcë, etj. Këtu ne je tregojmë pesë gabimet më të zakonshme që i bëjmë të gjithë në larjen e dhëmbëve, me siguri përfshirë edhe juve që po lexoni këtë shkrim…Mbani shënime!

-Përdorimi me dhunë i furçës. Ne mendojmë se përdorimi i furçës së dhëmbëve në një mënyrë pothuajse të dhunshme mund të garantojë një pastrim të mirë dhe të bëjë që dhëmbët të bëhen të bardhë. Gabim! Ne kurrë nuk duhet t’i lajmë dhëmbët në këtë mënyrë, përndryshe ne rrezikojmë të prishim dhëmbët dhe të dëmtojmë smaltin.

– I lani menjëherë pas ngrënies. Ka nga ata që e kanë zakon të lajnë dhëmbët menjëherë pas ngrënies. Në fakt, jo të gjithë e dinë se duhet të prisni të paktën 30 minuta nga fundi i ushqimit përpara se të vazhdoni me pastrimin! Ushqimi ka tendencë të dobësojë smaltin dhe prandaj duhet të presim që pH-i natyror të restaurohet.

– Na merr shumë pak kohë. Stomatologët rekomandojnë pastrimin e dhëmbëve të paktën dy minuta. Në këtë mënyrë ju mund t’i lani ato me butësi dhe të bëni pastrim super efektiv! Pra, le të armatosim veten me durim, të vendosim kohëmatësin dhe të kujdesemi për dhëmbët tona për të paktën dy minuta.

– Lëvizjet lart e poshtë. Kemi zakonin e larjes së dhëmbëve duke bërë lëvizje që shkojnë nga lart poshtë. Për fat të keq, ky është një gabim shumë i zakonshëm dhe duhet të dini absolutisht metodën e duhur për të qenë në gjendje të lani dhëmbët siç duhet, sipas revistaclass. Lëvizjet duhet të jenë rrethore dhe, siç e kemi thënë disa herë, ato duhet të jenë delikate.

– Nuk lani gjuhën. Ka furça të veçanta për të pastruar gjuhën. Kur lani gojën, natyrisht, edhe gjuha duhet të pastrohet!