Emina Cunmulaj me mall për nënën, por ka dhe një falenderim për Noizyn (FOTO) – AlpeGossip
Emina Cunmulaj me mall për nënën, por ka dhe një falenderim për Noizyn (FOTO)

Emina Cunmulaj me mall për nënën, por ka dhe një falenderim për Noizyn (FOTO)

Kënga “Mbretëresha ime” e reperit Noizy u krijua enkas për nënat dhe publikimi i saj u bë në ditën ndërkombëtare të gruas.
Kjo këngë ka prekur dhe zemrën e modeles së njohur Emina Cunmulaj, e cila ndjen mall për nënën e saj që nuk jeton më.

“Kjo këngë është gjithçka. Faleminderit Noizy. Më kujton nënën time shumë. Kur po zgjidhja karrierën time si modele mami më telefononte dhe më pyeste gjatë gjithë kohës ‘në çfarë qyteti je?’ Sa më ka marrë malli”, – ka shkruar Emina e përmallur.

Emina tashmë është nënë e nëj vajze dy vjeçare Ella Faria teksa pret fëmijën e saj të dytë.Modelja jeton prej vitesh në SHBA dhe është e martuar me një biznesmen të rëndësishëm.