Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP2” kanë bërë emisionin e dashurisë “Për’puthen”, ku moderatore ishte Kiara Tito. Ndërkohë 4 konkurrentët ishin Krist Aliaj, Keisi Medini, Nita Latifi dhe Pirro Beati.
Nga ana tjetër opinionist ishin Ermiona Lekbello dhe Armaldo Kllogjeri.
Pasi konkurrentët bënë takim 4 minutësh, opinionistët dhanë mendimet e tyre, ku pati edhe përplasje.
Por jo vetëm kaq, pasi në studio krejt papritur u shfaq e dashura e Beatit, Dea Mishel. Kjo e fundit hyri në studion e improvizuar dhe i kthehet Pirros: “Si guxon të ma bësh këtë? Pse më turpëron para gjithë Shqipërisë?”.