“KIARËN E SHOH DERI NË GJYSMË FINALE…”/ Miku i moderatores: Pati një mikro shok… – AlpeGossip
“KIARËN E SHOH DERI NË GJYSMË FINALE…”/ Miku i moderatores: Pati një mikro shok…

“KIARËN E SHOH DERI NË GJYSMË FINALE…”/ Miku i moderatores: Pati një mikro shok…

Stilisti i njohur, Niko Komani, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në “Wake Up” për të komentuar veshjet e personazhe të famshëm në ceremoninë Oscars 2023.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorët e ngacmuan paksa edhe në lidhje me “Big Brother VIP2”. Mikja e tij, Kiara Tito ka që më 24 dhjetor të vitit 2022 që është pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Lidhur me këtë, Niko u shpreh se nuk mendon se moderatorja do të shkojë në finale. Ai shtoi se dëshiron që të paktën të jetë në gjysmë finale.

“Të të gënjej të të them se e shikoj në finale. Minimuni do doja ta shihja deri në gjysmë finale nëse nuk ecën në finale. Deri në gjysmë finale mendoj se duhet të jetë patjetër, pastaj finalja është sesa do luajë në lojën në vijim”, tha Komani.

“Kiarën e shoh deri në gjysmë finale”/ Miku i

Ky i fundit komentoi edhe ‘avantazhin’ e Kiarës në lojë, të cilën e mendon se është një ndihmesë. Niko tha se Kiara është një hap para banorëve, pasi është në dijeni të asaj që po ndodh jashtë me të.

“Në fillim e gjeta si disavantazh, kur mbaroi i gjithë prime mendova se ishte avantazh, se ajo nuk ka më se çfarë të mësojë nga jashtë. Nuk ka më pikëpyetje, ku kam gabuar. Pra, i pa të gjitha. Pati një mikro shok, se ishin zgjedhur vetëm artikujt më bombastikë, më pikantë dhe më të klikuar por mendoj se është e pastër fare. Është në avantazh. I ka bërë mirë, e ka shkundur dhe e ka parë mirë se çfarë po ndodh jashtë. Nuk i janë dashur shifra, apo se çfarë tha Niko, ajo mori rezymenë”, tha Niko Komani.