GJATË PUSHIMEVE NË DUBAI/ Marina nevrikoset keq me kunatin (FOTO) – AlpeGossip
GJATË PUSHIMEVE NË DUBAI/ Marina nevrikoset keq me kunatin (FOTO)

GJATË PUSHIMEVE NË DUBAI/ Marina nevrikoset keq me kunatin (FOTO)

Moderatoret e njohura Marina dhe Luana Vjollca kanë zgjedhur t’i kalojnë ditët e para të janarit në Dubai, në shoqërinë e partnerëve të tyre, Getit dhe Krenarit. Dy çiftet po kalojnë pushime relaksuese, nga të cilat nuk kanë munguar fotot në rrjetet sociale.

Së fundmi Marina ka ndarë me ndjekësit e saj një foto në jaht, ku shihet e veshur me një fustan të zi. Vëmendje të vecantë ka marrë një koment nga ‘kunati’ i saj, i cili i shkruan: ‘Për pak me thy qafën’. Marina nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje, duke replikuar: ‘Mos ma qaj hallin’, shoqëruar nga një emoji i nevrikosur.

Mesa duket në raportin e tyre nuk mungojnë thumbimet në formë shakaje dhe komentet epike. Kujtojmë se e njëjta gjë ndodh dhe me Luanën dhe kunatin e saj Getin.