4 mënyrat më popullore të shqiptarëve për të shëruar sëmundjet – AlpeGossip
4 mënyrat më popullore të shqiptarëve për të shëruar sëmundjet

4 mënyrat më popullore të shqiptarëve për të shëruar sëmundjet

Në ditët e sotme mjekësia ka përparuar, ndërsa njerëzit çdo ditë e më shumë po bëhen më të përgjegjshëm për shëndetin e tyre. Para disa ditësh po bisedoja me gjyshen time e cila po më tregonte disa mënyra popullore me anë të të cilave në kohën e saj shëroheshin sëmundjet. Në fakt tani që e mendoj këto mënyra nuk është se janë shumë të vjetra madje disa prej tyre vazhdojnë të përdoren ende edhe sot. Uthulla për temperaturën, duhani për plagët, rakia për ftohjen janë disa receta që edhe sot duket se ta largojnë një problem shëndetësor si me dorë. Po cilat janë recetat popullore më të njohura për shërimin e sëmundjeve në vendin tonë? Për të gjithë nostalgjikët dhe për ata të cilët nuk ja kanë fort haberin, ne kemi sjellë në vëmendje vetëm katër prej tyre.

Uthulla

Besoj se të gjithëve ju ka ndodhur që për t’ju ulur temperaturën e lartë nënat ju kanë vënë tek balli apo tek këmbët lecka me uthull. Kjo metodë kemi dëgjuar të përdoret edhe sot, ndaj pa dyshim që bën pjesë në mënyrat më efektive për uljen e temperaturës.

Duhani

Sa herë që vritesha diku gjyshi im më vendoste mbi plagë duhan. Sipas tij ky i fundit pëveç se dezinfektonte plagën ndalonte edhe rrjedhjen e gjakut. Funksiononte si magji!

Rakia

Si një popull ‘rakidashës’, ne edhe sëmundjet i kemi shëruar me raki. A ju ka ndodhur ndonjëherë që kur keni marrë ndonjë të ftohur nëna apo gjyshja t’ju ketë lyer me raki? Po kur jeni vrarë diku a keni përdorur rakinë për ta dezinfektuar plagën?

Limoni

Lëngu i limonit sigurisht që bën pjesë në ‘ilaçet’ çudibërës. Nuk besojmë se ndonjëri nga ju nuk ka bërë ndonjëherë “gargar” me limon kur ka patur problem me bajamet.