MARSELA ÇIBUKAJ DREJT ALTARIT/ Zbulon planet e martesës: Do të vijë një festë e bukur… – AlpeGossip
MARSELA ÇIBUKAJ DREJT ALTARIT/ Zbulon planet e martesës: Do të vijë një festë e bukur…

MARSELA ÇIBUKAJ DREJT ALTARIT/ Zbulon planet e martesës: Do të vijë një festë e bukur…

Duket se kjo verë do të jetë e mbushur me shumë dasma “VIP-ash. Pas Arbana Osmanit me Eduart Grishajn, Venera Lumanin dhe Lind Islamin duket se në plan për të kurorëzuar dashurinë në martesë e ka dhe këngëtarja Marsela Çibukaj.

E ftuar së fundmi në programin “Rudina”, ede pse me humor këngëtarja u shpreh fillimisht se “dasmat janë bërë shumë të shtrenjta”. Ndër të tjera, artistja tregoi se gjatë këtyre kohëvë të dunsit ajodhe partner ii saj kanë qenë më shumë të fokusuar tek pjesa e punës por ekziston mundësia që shumë shpejt mund të ketë dhe një dasmë nga çifti.

“Kam shumë shoqëri dhe miqësi në fakt me të gjithë, edhe për shkak të punës të cilët të gjithë ofrohen kur do ta bëjmë këtë dasmën sepse i kemi gati të gjitha. Mirëpo, ç’është e vërteta, ia vlen gjithmonë të festosh, domethënë jeta duhet celebruar, për sa kohë gëzojmë çdo ditë që na dhuron Zoti duhet festuar dhe çdo festë është mëse e arsyetuar që të bëhet, pse jo edhe për të celebruar dashurinë. Ne jemi marrë më tepër me pjesën e punës dhe të jetojmë njëri-tjetrin ashtu siç jeta na ka sjellë. Nuk mund të them që nuk e kemi menduar, pse jo edhe mund të vijë një festë e bukur për njerëzit që na duan,”-u shpreh Marsela.

Kujtojmë se disa kohë më parë, këngëtarja foli për partnerin e saj ku tregoi se ai e ka bërë për vete me zërin dhe gjestet romantike, ku ka treguar episodin se si ai i kishte dedikuar një këngë poshtë ballkonit me kitarë.