Aktori i preferuar i shqiptarëve tregon kur vuante nga depresioni: Vetëm qaja dhe… – AlpeGossip
Aktori i preferuar i shqiptarëve tregon kur vuante nga depresioni: Vetëm qaja dhe…

Aktori i preferuar i shqiptarëve tregon kur vuante nga depresioni: Vetëm qaja dhe…

Aktori i njohur Dwayne Rock rrëfeu para pak kohësh çastin më të dhimbshëm të jetës së tij, momentin kur e ëma tentoi të vetëvritej dhe ai ishte dëshmitar.

Dwayne rrëfeu përmes një postimi në Instagram se e ëma doli nga makina në rrugë dhe u fut përmes makinave të tjera, të cilat tentonin ta shmangnin që mos ta godisnin. Ai tregoi se si doli dhe e nxorri nga rruga duke i shpëtuar jetën.

Një muaj pas këtij rrëfimi aktori tregoi për betejën me depresionin, ai rrëfeu se ka pasur një periudhe kur vetëm qante. Dwayne ka treguar në një intervistë për The Express për periudhën më të errët të jetës së tij: “Vuajtja dhe dhimbja më kanë shoqëruar. Kam qenë i shkatërruar dhe në depresion. Arrita në një pikë që nuk doja të bëja asgjë apo të shkoja askund. Qaja vazhdimisht.”

Aktualisht Dwayne është një prej aktorëve më të paguar të Hollywood-it. Ai ka dy fëmijë, vajzën Simone 16 vjeç, nga martesa me Dany Garcia dhe Jamine 2 vjeç me bashkëshorten aktuale, Lauren Hashian, e cila pret fëmijën e tyre të dytë