Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, ata fituan pëlqimin e fansave dhe tani gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet.
Kiara dhe Luizi janë mjaft aktiv në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë postimet me njëri-tjetrin. E sigurisht që postimet e tyre bëhen menjëherë virale në rrjet.
Së fundmi, moderatorja e njohur ka postuar në “Instastory” një fotografi ku tregonte se çfarë po hante.
“Bukë e djathë he hudhra. Ke inat Luiz?”, ka shkruar Kiara krahas fotos ku ka etiketuar edhe partnerin e saj.
Moderatorja më pas ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj edhe një voice që Ejlli i ka dërguar pasi ka parë ‘story-n’ e saj.
“Kur pashë atë bukën me djathë dhe me hudhër, më ngeli mendja tek ajo hudhra po a di se jam duke menduar se sa mirë që je me nerva me mua për atë punën e smartit, se kështu i bie se ke me më kthyer shpinën kur të flemë. Kështu që fle rehat, nuk e ndjej hudhrën”, dëgjohet të thotë këngëtari i dashur për publikun, i cili në fund qesh.