Xhensila Myrtezaji edhe pse vazhdon të jetë në kulmin e punës, nga ana tjetër po shijon edhe djalin e vogël, Amen.
Herë pas here në profilin e këngëtares nuk kanë munguar foto apo video nga përditshmëria e saj me fëmijët.
Fundmi ajo ka publikuar një video mjaft të ëmbël ku duket duke përkedhelur Amen.
Nuk e prisja të marrosesha kështu pas teje, të dua sa fuqia e 100 ditëve Amen”, shkruan Xhensila.
Para disa muajsh Xhensila Myrtezaj i ka dhënë fund lidhjeve disa vjeçare me Bes Kallakun, ndërsa tashmë dyshja thuhet se janë në proces divorci.













