KRIZË NË RAPORTIN MES TYRE? Einxhel Shkira zbulon të vërtetën në lidhje me Dagz – AlpeGossip
KRIZË NË RAPORTIN MES TYRE? Einxhel Shkira zbulon të vërtetën në lidhje me Dagz

KRIZË NË RAPORTIN MES TYRE? Einxhel Shkira zbulon të vërtetën në lidhje me Dagz

Para disa ditësh Dj Dagz festoi ditëlindjen e tij. Mirëpo, në rrjetet sociale Einxhel vendosi mos të bënte asnjë urim a postim. Po ashtu, ajo nuk u shfaq as në postimet e tij nga ajo ditë. Gjë që ngriti aludime për disa media e ndjekës të çiftit se ata mund të jenë duke kaluar një krizë.

Drejtpërdrejt lidhur me këto aludime çifti nuk reagoi. Përkundrazi, i injoruan. Por, përmes postimeve të fundit në mediat sociale kanë zbuluar se gjithçka është në rregull.

Dagz dhe PM kanë performuar në ‘Sunny Hill Festival’ mbrëmjen e djeshme dhe sigurisht Einxhel ishte atje si mbështetësja më e madhe e personit të saj të zemrës. Ajo ka ndarë disa postime në Instagram duke bërë tag Dagz e duke treguar si gjithmonë mbështetjen e saj.