U ALUDUA SE I ËSHTË FUTUR FESË ISLAME/ Sara Gjordeni sqaron njëherë e mirë publikun: Martesën në xhami e bëra për Bardhin, kishte një vit që… – AlpeGossip
U ALUDUA SE I ËSHTË FUTUR FESË ISLAME/ Sara Gjordeni sqaron njëherë e mirë publikun: Martesën në xhami e bëra për Bardhin, kishte një vit që…

U ALUDUA SE I ËSHTË FUTUR FESË ISLAME/ Sara Gjordeni sqaron njëherë e mirë publikun: Martesën në xhami e bëra për Bardhin, kishte një vit që…

Ish misi Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi, vetëm pak ditë më parë u martuan në xhami gjatë muajit të Ramazanit, sipas riteve të fesë islame, besim të cilës i përket këngëtari.

E ftuar në një intervistë, Sara e cila i përket besimit të krishterë-ortodoks, deklaroi se ishte pikërisht toleranca e besimeve që e bënte të veçantë lidhjen e tyre duke theksuar që ajo nuk i është kthyer fesë islame por këtë e bëri pasi respekton fenë e bashkëshortit të saj.

“Bardhi ka pasur dëshirë vitin që shkoi, por të gjithë e dimë se sa intensiv ka qenë viti i kaluar dhe kjo ishte arsyeja pse e shtymë kaq shumë. E pamë që pati kritika, na thanë po ju keni fëmijë, megjithatë ne nuk kemi bërë asgjë, të cilën hoxha nuk na e quajti që ishte në rregull, kështu që për sa kohë ne kishim fjalën e tij, që gjithçka që ne po ndiqnim ishte e saktë, opinionet nuk vlenin shumë”, u shpreh Sara në Prive.

Deklarata e plotë:

Bardhi ka pasur dëshirë vitin që shkoi, por të gjithë e dimë se sa intensiv ka qenë viti i kaluar dhe kjo ishte arsyeja pse e shtymë kaq shumë. E pamë që pati kritika, na thanë po ju keni fëmijë, megjithatë ne nuk kemi bërë asgjë, të cilën hoxha nuk na e quajti që ishte në rregull, kështu që për sa kohë ne kishim fjalën e tij, që gjithçka që ne po ndiqnim ishte e saktë, opinionet nuk vlenin shumë.

Nuk ka rëndësi fare besimi i tjetrit, kur vjen puna tek rutina jonë tek dëshirat tona. Duket se e kemi respektin të instaluar tek njëri-tjetri, sa i përket besimit, nuk është se [unë dhe Bardhi] i kemi vendosur njëri-tjetrit rregulla që ‘shiko ti do të bësh këtë’ sepse besimi im nuk e toleron.

Martesa në xhami sigurisht që ishte e çuditshme, unë nuk kam qenë asnjëherë në praninë e një hoxhe apo një xhamie, sigurisht kam kaluar hoxha kohë me njerëz të besimit myslimanë, pasi nëna ime e ka komplet familjen që i përket këtij besimi, sigurisht kam parë Bardhin të falej apo të lexonte Kuran. E gjithë eksperienca ime ishte paqësore dhe më dha një ndjesi shumë të mirë.

“Gjatë kohës duke kryer ritin, hoxha na dha një leksion, atë që duhet të dinte burri dhe atë që duhet të dinte gruaja, secilit nga një fjali dhe sigurisht ishin gjëra që na bënte të reflektonim dhe më pëlqeu shumë”, potencoi ish-banorja e BBVA-s.

Sara po ashtu e rikonfirmoi edhe një herë për publikun që nuk është konvertuar në fenë islame, ndonëse u aludua shumë në internet, pas fotografive të publikuara të martesës, ku ishte e mbuluar me shami