Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Livia Brunga, ka reaguar me një mesazh në “Instastory”, ku ka treguar hapur për vuajtjet e saj personale dhe situatën e vështirë që ka përjetuar.
Pa përmendur emrin e tij, por duke lënë të kuptohet se i drejtohet Mevlan Shabës, ajo flet për tradhtinë, mungesën e përgjegjësisë dhe dhimbjen që ka kaluar.
“Jam lodhur të ndjej në lëkurë një paragjykim që nuk ka lidhje me mua, as me historinë time”, shkruan ish-konkurrentja e “Për’puthen”, duke theksuar se gjëja që e ka lodhur më shumë është fakti që ka mbrojtur një person që nuk mori kurrë përgjegjësi, por që luajti me të dhe me familjen e saj në mënyrën më të pistë.
Livia sqaron se nuk është “shkatërruesja e një çifti”, pasi sipas saj, çifti ishte i saj që në fillim.
Brunga u drejtohet dhe atyre që e gjykojnë: “Ju që gjykoni, nuk më prekni dot sepse unë di të vërtetën”, duke u uruar që një ditë të përjetojnë të njëjtën dhimbje që ajo ka kaluar.














