ÇFARË NDODHI NË GJAKOVË? Shoqëruesi i Jozit sherr në hotel, kamerat dokumentojnë gjithçka – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI NË GJAKOVË? Shoqëruesi i Jozit sherr në hotel, kamerat dokumentojnë gjithçka

ÇFARË NDODHI NË GJAKOVË? Shoqëruesi i Jozit sherr në hotel, kamerat dokumentojnë gjithçka

Një ngjarje e tensionuar është regjistruar së fundmi në qytetin e Gjakovës, ku emri i këngëtarit Jozefin Marku, i njohur si “Jozi”, është lakuar tërthorazi për shkak të shoqëruesit të tij. Lajmi është raportuar fillimisht nga Sinjali, sipas të cilit miku i këngëtarit dyshohet se është përfshirë në një përleshje me recepsionistin e hotelit.

Këngëtari kishte vizituar hotelin “Ari”, i shoqëruar nga Fitim Gashi dhe disa vajza, me qëllim sigurimin e dhomave të lira për akomodim. Situata ka degraduar kur personat e pranishëm janë njoftuar se hoteli nuk kishte kapacitete të lira.

Fitim Gashi dyshohet të ketë pasur një përleshje fillimisht me recepsionistin, e më pas konflikti është zhvendosur në korridor, ku janë hedhur dhe rrëzuar sende të ndryshme. Ngjarja është dokumentuar nga kamerat e sigurisë, të cilat tashmë janë siguruar nga organet kompetente për hetime të mëtejshme.

Sa i përket rolit të këngëtarit, burimet e Sinjalit saktësojnë qartë se Jozefin Marku nuk ka qenë i përfshirë në incidentin fizik. Ai ndodhej në veturë me dy shoqëruese në momentin e përleshjes.

Gjithashtu, informacionet e siguruara tregojnë se Fitim Gashi dyshohet të ketë precedentë të mëparshëm penalë, por rasti mbetet nën hetim për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë.