Flori Mumajesi i shpreh publikisht ”dashurinë” këngëtares së njohur, po Liberta ku?! (FOTO) – AlpeGossip
Flori Mumajesi i shpreh publikisht ”dashurinë” këngëtares së njohur, po Liberta ku?! (FOTO)

Flori Mumajesi i shpreh publikisht ”dashurinë” këngëtares së njohur, po Liberta ku?! (FOTO)

Flori i thotë gjërat troç!

Ndonëse nuk ka patur asnjë konfirmim nga çifti në fjalë, flitet prej kohësh se Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu janë në një lidhje. Dyshimet u shtuan më shumë kur kantautori dhe producenti i njohur e uroi publikisht për ditëlindjen moderatorin e njohur në një nga klubet e natës në Kosovë.

Por edhe pse mund të jetë në një lidhje me Libertën, Flori nuk e ka aspak problem t’u shprehë dashurinë femrave të tjera, e kur themi dashurinë në këtë rast e kemi fjalën për atë profesionale. Bëhet fjalë për këngëtaren 16-vjeçare amerikane Zhavia, e cila u bë e famshme në spektaklin muzikor “The Four” në Amerikë ku i mahniti të gjithë me performancat e saj.