Arditin apo Rudin?! Midis dy partnerëve të saj kë zgjedh Almeda Abazi? (FOTO) – AlpeGossip
Arditin apo Rudin?! Midis dy partnerëve të saj kë zgjedh Almeda Abazi? (FOTO)

Arditin apo Rudin?! Midis dy partnerëve të saj kë zgjedh Almeda Abazi? (FOTO)

Të paktën në Shqipëri Almeda ka bashkëpunuar vetëm me dy prezantues. Njëherë me Ardit Gjebrean në “Kënga Magjike” dhe këtë herë me Rudi Hizmon në “Dancing With The Stars”. Po cilin vlerëson ajo më shumë nga të dy? Në intervistën për “Lart e Poshtë” nuk iu shmang pyetjes, por iu përgjigj drejtpërdrejt.

“S`dua të them diçka që ta keqkuptojë Rudi, meqë ra fjala Rudi është shumë mirë, më pëlqen shumë edhe toni i zërit, çdo gjë, është shumë ok, por thjesht Arditin e njoh që në fëmijëri. E kam parë nëpër ekrane që e vogël, prandaj Arditin nuk mund ta krahasosh me asnjë njeri në Shqipëri. Nuk mund ta krahasosh as me Rudin. Rudi është shumë mirë ashtu siç është, por nuk është Ardit Gjebrea”, tha Almeda.

Ndërkohë që patneri ideal për të kërcyer do të ishte bashkëshorti, aktori turk Tolga.