Pas bujës së madhe të videoklipit të Encës, i cili përmbante skena të nxehta dhe këngëtarja u shfaq mjaft provokuese, motra e saj, Uindi Haxhia ka nisur të tërheqë gjithë vëmendjen tek vetja e saj.
Ditën e djeshme Uindi ka festuar 18 vjetorin dhe ka ndarë me ndjekësit në profilin e saj në ‘Instagram’ foto nga ditëlindja dhe dhuratat e shumta që ka marrë. Duket se pas ditëlindjes, ajo ka vendosur të relaksohet në shtëpi. Mirëpo ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve është një video provokuese e Uindit në ‘Instastory’.
Motra e këngëtares i ka lënë të gjithë pa fjalë kur ka pozuar thuajse e zhveshur nga krevati i saj, duke fokusuar në kamera pjesën e këmbëve dhe vitheve, e më pas e ka drejtuar kamerën për nga vetja, ndërkohë që dëgjonte muzikë.