Pësoi aksident dhe e la me pasoja, Ana i kërkon falje shoqes publikisht - AlpeGossip
Pësoi aksident dhe e la me pasoja, Ana i kërkon falje shoqes publikisht

Pësoi aksident dhe e la me pasoja, Ana i kërkon falje shoqes publikisht

E ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ishte Ana, një vajzë e re e cila tregoi se para 3 vitesh ka pësuar një aksident i cili e ka lënë me pasoja, me një devijim të kockës së hundës e për këtë arsye ajo nuk merr dot frymë 100 përqind.

Ana tregoi se para pak muajsh jetonte me një shoqe, por e ka shqetësuar shumë atë pasi natën gërrhet shumë për shkak të problemit që ka me frymëmarrjen.

“Jam Ana, jam nga Korça, prej disa vitesh jetoj në Elbasan, sot kam ftuar mikeshën time Enkeledën. Që herën e parë që e kam takuar kuptoheshim shumë mirë me njëra-tjetrën. U bë 2 vite që njiheshim, diskutuam të jetonim së bashku meqë të dyja jetonim në Elbasan, jetuam 7 muaj, por tani kemi 1 muaj e gjysëm që nuk jetojmë më bashkë”

“Mirëpo unë para 3 vitesh pësova një aksident, pata një shembje në shpatull dhe një devijim të kockës së hundës, që më la një problem në frymëmarrje, s’marr dot 100 përqind frymëmarrje dhe gërrhas shumë natën. Enkeleda më ka duruar prej 7 muajsh. Kur çohesha në mëngjes e shikoja që flinte në kuzhinë”

“Para 2 javësh më ftoi në familjen e vetë për darkë. Fjeta tek dhoma e saj. Enkeleda më duroi deri në mëngjes. Kur e shikoj në mëngjes i kishte sytë e fryrë dhe s’kishte fjetur gjithë natën. Këtu ishte hera e parë që më tha. U ndjeva në siklet”

“Duhet të bëj një ndërhyrje, kam vendosur të marr një kredi, por kam frikë se kjo nuk është një ndërhyrje estetike, por kam problem me frymëmarrjen. Sot kam ftuar Enkeledën për ta falenderuar për miqësinë dhe për t’i kërkuar ndjesë për këto shqetësime”, tregoi Ana.

Mikesha e saj Enkeleda, erdhi në studio dhe i tha Anës se e konsideron si motër e do i gjendet gjithmonë pranë.

“Të falenderoj për miqësinë tënde, ti e di shumë mirë që prej aksidentit kam një problem, një pasojë që më ka lënë me probleme me frymëmarrjen. Ty të është dashur ta durosh këtë, nuk je ankuar asnjëherë, për këtë të falenderoj se e di qe e ke bere qe mos vihem une ne siklet”, i tha Ana mikeshës së saj.

“Ne jemi motra, problemi jot eshte edhe i imi”, iu përgjigj Enkeleda.

“Une ndihem ne siklet sepse heren e fundit me ftove ne familjen tende dhe ate dite jam ndjere keq kur te pashe ne ate gjendje. Kam vendosur ta bej kete nderhyrje por dua te me ndihmosh mos të kem frikë”, u shpreh Ana.