Marin fund DYSHIMET! Sqarohet e vërteta për takimin e Turjan Hyskës me Aleksandër Frangaj – AlpeGossip
Marin fund DYSHIMET! Sqarohet e vërteta për takimin e Turjan Hyskës me Aleksandër Frangaj

Marin fund DYSHIMET! Sqarohet e vërteta për takimin e Turjan Hyskës me Aleksandër Frangaj

Lajmi se Turjan Hyska do të braktisë Vizion Plusin për të shkuar në Tv Klan mori bujë kudo në media dhe rrjete sociale. Pavarësisht se ai e mohoi diçka të tillë madje “kërcënoi” dhe Ermal Mamaqin për publikimi ne një lajmi të tillë.

Ama dyshimet u shtuan edhe më shumë kur u publikuan fotografi ku Turi dukej duke biseduar me Aleksandër Frangajn në ambientet e Tv Klan.

Sot bëhet me dije se takimi i Turit me Alkesandër Frangajn ka qenë për arsye personale dhe jo për ndonjë arsye lëvizjeje të moderatorit drejt Klanit.

Kujtojmë se Turi është dhe producent i “Apartamentit 2XL” dhe është një ndër figurat kryesore të Vizion Plus.