Hiqni vite nga fytyra juaj duke përdorur vetëm tre produkte tualeti e asgjë më shumë – AlpeGossip
Hiqni vite nga fytyra juaj duke përdorur vetëm tre produkte tualeti e asgjë më shumë

Hiqni vite nga fytyra juaj duke përdorur vetëm tre produkte tualeti e asgjë më shumë

Grimierja hollivudiane Melanie Hughes-Weaver e di mirë çfarë duhet për t’u dukur bukur, duke qenë se ka shpalosur talentin e saj në fytyrat e Jennifer Hudson, Eva Mendes dhe Ariana Grande.

Ajo ka zbuluar për Femail truket për t’u dukur më e re dhe lajmi i mirë është se e gjithë kjo mund të bëhet vetëm me tre produkte.

 

“Gabimi më i madh që njerëzit bëjnë është aplikimi i tepërt i grimit. Vajzat mendojnë se e kanë të nevojshme dhe mendoj se kjo i bën të duken më të mëdha në moshë, veçanërisht gjatë grimit të përditshëm. Duhet të jeni të dashura me lëkurën. Vajzat e teprojnë dhe kur shkon vendosin shumë makeup, lëkura bie poshtë.”

Në vend të përdorimit të shumë produkteve, ajo rekomandon shmangien e fondatinës dhe përmbledhjen e gjithë rutinës tuaj me tre produkte të vetme.

Diçka që ajo e bën gjithmonë është vendosja e çfarëdo blush-i që përdorni në bazën e kapakut të syve.

Përdorni një ngjyrë bezhë mbi qepalla dhe në kockën e vetullave, pastaj merrni blush-in dhe kalojnë shpejt dhe lehtë mbi sy. Lyeni buzët me një ngjyrë të këndshme që ju përshtatet me tonalitetin e lëkurës tuaj, një rozë pjeshke ose një të kuqe të lehtë dhe përdorni një rimel të lehtë, nuk keni pse e ekzagjeroni.

Nëse ju pëlqen dhe pak më shumë grim, aplikoni bronzer në zonën e ballit, qafës dhe mollëzave, për një nxirje të lehtë.

Pastaj për fanatikët e fondatinës këshillohet të aplikohet me gisht, për të patur nën kontroll sasinë. Tregohuni dorështrënguar për një rezultat më natyral. Dhe nëse fondatina për ju është hap i pashmangshëm, investoni me një të mirë.

Mos e teproni me vetullat, qëndroni larg tatuazheve dhe heqjeve të pakontrolluara. Shfrytëzoni magjinë e lapsit, sërish duke ruajtur formën tuaj natyrale.