Sipas të famshmeve, ky është i vetmi fustan që ju duhet PATJETËR këtë pranverë (FOTO) – AlpeGossip
Sipas të famshmeve, ky është i vetmi fustan që ju duhet PATJETËR këtë pranverë (FOTO)

Sipas të famshmeve, ky është i vetmi fustan që ju duhet PATJETËR këtë pranverë (FOTO)

I bardhë, i zi apo me ngjyra, nuk ka rëndësi. I vetmi fustan që nuk duhet t’i mungojë gardërobës tuaj këtë sezon pranvere, është ai në formën e një xhakete, që po e shohim të veshur te çdo të famshme shqiptare.

Ky është një nga ato trende që na e ka thjeshtuar aq shumë jetën, saqë nuk na duhet të kërkojmë për funde, pantallona apo bluza që t’i kombinojmë. Mjaftojnë një palë taka dhe një çantë elegante, për të krijuar kështu një ndër paraqitjet më në modë të verës 2018.

Bella Hadid, Kylie jenner dhe Joan Smalls

Kim Kardashian ishte ndër të parat që u shfaq e veshur vetëm me një xhaketë të zezë pa recipeta dhe me dopio kopsë në vitin 2014.

 

Kim Kardashian

Pastaj Rihanna dhe Cara Delevingne sollën versionin kadife të xhaketës me një kopsë:

Cara Delevingne, Sofia Richie, Rihanna

 

Disa nga vajzat e reja të ekranit shqiptar, e kanë provuar dhe duken shumë seksi. Marina Vjollca ishte ndër të parat që solli këtë trend gjatë drejtimit të spektaklit, “C’est la vie”. Ngjyra portokalli ishte aq figurante dhe i shkonte shumë bukuroshes bionde.

Marina Vjollca

Eneda Tarifa gjithashtu dukej mjaft tërheqëse me këtë fustan. Ajo kishte zgjedhur ngjyrën nude për t’u shfaqur në ditën e parë të spektaklit “Voice Kid’s Albania”. Dhe nuk e mbylli me natën e parë, pasi për netë me radhë e pamë të vishte fustanin në disa ngjyra të tjera.

Eneda Tarifa

E nëse nuk je një vajzë ekrani kjo s’ka fare rëndësi. Të njëjtin model të fustanit-xhaketë e pamë të veshur nga e dashura e djalit të Ardit Gjebreas, Merlin Haxhiymeri, e cila kishte zgjedhur ngjyrën e zezë elegante për fejesë.

Merlin Haxhiymeri

 

Motrat Eni dhe Greta Koçi kanë sjellë gjithashtu dy versione mjaft në stil të fustanit-xhaketë, atë me pupla që e bën të duket më klasik dhe atë me print, që e bën të duket edhe më modern me rrip të lidhur te beli.

Eni dhe Greta Koçi

Alketa Vejsiu solli ngjyrën më në trend të verës “Në kurthin e Piter Pan”.