Cila është kënga shqiptare që Mariza s’do ta këndonte sikur edhe miliona t’i jepnin – AlpeGossip
Cila është kënga shqiptare që Mariza s’do ta këndonte sikur edhe miliona t’i jepnin

Cila është kënga shqiptare që Mariza s’do ta këndonte sikur edhe miliona t’i jepnin

Këngëtarja Mariza Ikonomi ishte e ftuar ditën e sotme në “Thumb” ku iu përgjigj disa pyetjeve të shpejta.

Njëra prej tyre ishte ajo mbi këngën shqiptare që Mariza nuk do ta këndonte kurrë në botë.

Madje madje, sikur t’i jepnin edhe 10 milionë lekë ajo kurrsesi nuk do të pranonte.

Cila ishte kënga do thoni ju?

 

“Të ka lali shpirt” dora vetë.

Këngëtarja preferoi t’i përgjigjej pyetjes duke kënduar refrenin.

Me shumë mundësi kjo përzgjedhje erdhi për faktin se kënga në fjalë qëndron larg rrymës muzikore të Ikonomit. Çështja është pse “Të ka lali shpirt” dhe jo për shembull: Magdalena?

 

Apo apo…. Pantera?

 

Mbase Mariza mendoi se “Të ka lali shpirt”, një këngë tejmase e njohur në Shqipëri është kënga më përfaqësuese e rrymës muzikore në fjalë, ose mbase problemi qëndron me vetë këngën.

Sido qoftë puna ne “Të ka lali shpirt” nuk do t’i ndahemi gjithsesi.