Për herë të parë Ylli Limanin e pamë të shfaqej në edicionin e parë të ‘The Voice’ në 2011. Ky program shërbeu si pikënisja e suksesit të tij.
Në atë kohë vetëm dy karrige u kthyen për të dhe gjejeni pak, asnjëri prej tyre nuk ishte ai që Ylli donte.
I ftuar sot në “Pasdite në Top Channel”, këngëtari zbuloi se është zhgënjyer që Miriami dhe Alma (në atë kohë në juri) nuk u kthyen për të.
“Nëse do të ishin kthyer të katërt, kurrsesi nuk do ta kisha zgjedhur Eltonin. Më dukej gati i frikshëm, shumë i rreptë, por ishte krejt e kundërta”, -tregoi Ylli. Pavarësisht se nuk ishte zgjedhja që ai dëshironte, bashkëpunimi i tyre rezultoi një sukses i vërtetë./AlpeNews.al/