“Këngë pa pikë identiteti”, zëdhënësja e festivalit “kryqëzon” Artan Fugën: Zgjohu profesor! Është koha për ta marrë… – AlpeGossip
“Këngë pa pikë identiteti”, zëdhënësja e festivalit “kryqëzon” Artan Fugën: Zgjohu profesor! Është koha për ta marrë…

“Këngë pa pikë identiteti”, zëdhënësja e festivalit “kryqëzon” Artan Fugën: Zgjohu profesor! Është koha për ta marrë…

Akademiku Artan Fuga në një postim të tij në Facebook, reagoi për këngën që përfaqëso Shqipërinë në Eurosong dhe tha se ajo nuk shpreh asnjë pikë të identiteti kombëtar, duke e quajtur dhe një turp.

Por pas këtij reagimi ka ardhur dhe një përgjigje nga zëdhënësja e Festivalit të Fundvitit në RTSH, Kozeta Kurti, e cila shkruan se është argëtuar kur ka lexuar shkrimin e profesorit.

Kurti shton se Fuga mund të ketë të drejtë që të kërkojë se ku shkojnë paratë që ai paguan taksat, por duhet të zgjohet se bota ka ecur përpara.

“Zgjohu presor! Eshte koha me marre veten ne dore!”, mbyll reagimin zëdhënësja e festivalit.

Postimi i plotë

Dikush me dergoi kete link te ketij postit te Artan Fuges dhe une kam kohe ca minuta per t’u argetuar .

Zakonisht une nuk e kam pasur zakon per t’u argetuar me anetaret e Akademise se Shkencave, por qe kur ky institucion vetem per rulot qe ben qofte zgare nuk u dha me qera, nuk e marr me seriozisht.

Z. Fuga, ju keni te drejte te kerkoni se ku shkojne parate tuaja si taksapagues dhe askush s’ju kerkon llogari per kete, vetem se nuk mund te ndertoni pyetje te klases se pare fillore, po arsyetoni me analize, investigoni, thellohuni dhe pyesni me pas.

Puna eshte se ju nuk dini ta beni kete edhe pse keni drejtuar Departamentin e Gazetarise, nderkohe qe s’keni shkruar asnje lajm ne jeten tuaj, asnje kronike nuk keni bere, as nje raportim ne radio apo televizion. Ose nese keni bere dhe nuk mbahet mend, duhet te kete qene “provincializem”.

Dhe meqe jemi tek ky termi, ju si filozof me shije estetike te sofistikuara, mund t’i shpjegoni publikut gdhë si puna ime, cfare nenkuptoni me “provincializem” ne kenge? A mund te vazhdoni me tej ju lutem dhe te na shpjegoni pak cfare “identiteti muzikor” ka Shqiperia qe duhej te prezantohej ne Festivalin Europian te Kenges?

Nese gazetarin s’e keni bere dot, te pakten sherbejini formimit tuaj dhe profilit si filozof dhe na iluminoni edhe ne, provincialeve qe ju kemi pare si pasardhes te Aristotelit, Sokratit, Platonit…(asnjerin nga keta nuk njoh, por qe mos dukem budallaqe ne syte tuaj, thashe te bej nje kerkim ne google).

Na beni nje nder: mesoni edhe ju ta perdorni google-in! Ju betohem qe bota ka ecur perpara! E ka tejkaluar Greqine e lashte me kohe! E ruan, e cmon, e promovon, por jemi thjesht ne shekullin e 21!

Zgjohu presor! Eshte koha me marre veten ne dore!