Të gjithë e quajmë “shqiptarja më e bukur”, por prisni të shihni nënën e Adrola Dushit (FOTO) – AlpeGossip
Të gjithë e quajmë “shqiptarja më e bukur”, por prisni të shihni nënën e Adrola Dushit (FOTO)

Të gjithë e quajmë “shqiptarja më e bukur”, por prisni të shihni nënën e Adrola Dushit (FOTO)

Adrola njihet si një ndër femrat më tërheqëse të ekranit shqiptar. Titullin e më të bukurës e mori në vitin 2012 duke u zgjedhur Miss Universe dhe sot e kësaj dite edhe pse ka kaluar kohë dhe është bërë nënë, e meriton me plot gojë fjalën miss.

Megjithatë kur bëhet fjalë për pamjen fizike, rolin më të madh e luajnë gjenet dhe këtë na ka treguar edhe ish-miss-i shqiptar. Adrola ka uruar nënën e saj për Ditën e Nënës që festohej dje në SHBA, nëpërmjet një fotoje të bukur familjare.

Bukuroshja shqiptare shfaqej e përqafuar me nënën dhe djalin e saj, ndërsa fansat nuk mund të mos e vinin re ngjashmërinë.

Nuk është hera e parë që Adrola Dushi na prezanton me personat e saj të afërm. Pak kohë më parë ajo publikoi një foto me babain e saj, të cilin e quante “shefi”.

Bashkangjitur fotos Adrola shkruante: “Asnjë fjalë e mirë s’i del nga goja për mua”, duke treguar se edhe pse vajzë e vetme, ajo nuk është llastuar.

Pas divorcit, bukuroshja shqiptare jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po ndjek edhe karrierën si modele.