Ronaldo e teproi: Babai i 4 fëmijëve kthehet në makthin e modeles së fejuar – AlpeGossip
Ronaldo e teproi: Babai i 4 fëmijëve kthehet në makthin e modeles së fejuar

Ronaldo e teproi: Babai i 4 fëmijëve kthehet në makthin e modeles së fejuar

Modelja 31-vjeçare, Rhian Sugden është detyruar të shmang me çdo kusht yllin e futbollit Cristiano Ronaldo-n pas ngacmimeve me mesazhe që bënte ky i fundit.

 

Ai dhe modelja u njohën në Londër vite më parë, por futbollisti ka nisur ta shqetësoje me sms të sikletshme që kur u shkëput nga Real Madrid-ti në 2009-ën.

Ka qenë vetë Sugden e cila tregon se babai i 4 fëmijëve i dërgonte mesazhe nga hoteli i tij, ku i kërkonte ta telefononte në messenger-in e Facebook-ut.

“Do të të telefonoj për 1 orë nëse më dërgon një numër privat. Jam në hotelin tim.”- shkruhej në njërin prej sms-ve të dërguar prej tij.

Ndërkohë, modelja është e fejuar dhe ka qenë partneri i saj ai që e ka paralajmëruar futbollistin të qëndrojë larg saj.

 

“Ata kanë patur një marrëdhënie të bukur shoqërore, por ai e tepronte. Ajo i thoshte herë pas here se kishte një të fejuar, por ai s’donte t’ja dinte. Kjo vazhdoi derisa i dashuri i saj u detyrua t’i dërgonte një mesazh për ta lënë të qetë. Që atëherë, Ronaldo hoqi dorë.”- janë shprehur burime pranë tij për The Sun.

Aktualisht Cristiano është baba i 4 fëmijëve. Në nëntor ai dhe Georgina u bënë prindër të një vajze të quajtur Alana.