David Beckham bëri gjestin e pahijshëm gjatë dasmës mbretërore dhe e bënë për ujë të ftohtë (FOTO) – AlpeGossip
David Beckham bëri gjestin e pahijshëm gjatë dasmës mbretërore dhe e bënë për ujë të ftohtë (FOTO)

David Beckham bëri gjestin e pahijshëm gjatë dasmës mbretërore dhe e bënë për ujë të ftohtë (FOTO)

Një prej çifteve më të njohur që morën pjesë në ceremoninë e dasmës mbretërore të Princ Harry dhe Meghan Markle, ishin David dhe Victoria Beckham.

Por David për herë të parë ka thyer një rregull teksa përtypte çamçakëz gjatë ceremonisë së dasmës në kishë dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak ndjekësve të cilët menjëherë kanë filluar të kritikojnë sjelljen e ish – futbollistit.

 

“Mos ftoni njerëz të zakonshëm në një dasëm mbretërore” – shkruante dikush në Twitter.

Por nuk ka mjaftuar kaq, prezantuesi britanik i “Good Morning Britain” Pier Morgan ka “sulmuar” çiftin e famshëm, David se hante çamçakëz ndërsa Victoria-n e quajti ‘vajzë të hidhur’ që arriti të jepte asnjë buzëqeshje gjatë dasmës.

 

 

“Ai shkon në kishë dhe ulet pranë Nicholas Soames. Një njeri që ka pasur të bëjë me Winston Churchill dhe çfarë bën ish ylli i futbollit? Ai përtyp çamçakëz” – komentoi me ironi moderatori i njohur britanik.