“PUTHJA QË BËRI BUJË “/ Fero fiksohet keq me Rozën, ja çfarë i thotë (FOTO) – AlpeGossip
“PUTHJA QË BËRI BUJË “/ Fero fiksohet keq me Rozën, ja çfarë i thotë (FOTO)

“PUTHJA QË BËRI BUJË “/ Fero fiksohet keq me Rozën, ja çfarë i thotë (FOTO)

Moderatorja e njohur, Roza Lati dhe reperi i hitit ‘Gang Gang’ Fero, u përfolën përpara disa muajsh shumë nga mediat, të cilat aluduan se mes tij dhe Rozës kishte një lidhje dashurie. Kjo gjë u përforcua edhe më shumë nga komentet e ndjekësve dhe nga fakti që Roza dëgjonte vazhdimisht këngën e tij ‘A pe din qysh’.

Mirëpo për të sqaruar këtë situatë moderatorja e ftoi përpara disa ditësh Feron në emisionin e saj, ku dhe shkëmbyen një puthje në buzë që bëri bujë në të gjitha mediat.

Më Pas, ajo sqaroi se mes saj dhe Feros nuk kishte asgjë, por ajo e pëlqen si këngëtar dhe për këtë arsye e përkrah.

Mirëpo pavarësisht sqarimin, mesa duket Fero pas puthjes që shkëmbyen është fiksuar keq me moderatoren. Në një foto që Roza ka shpërndarë së fundmi në profilin e saj ai i ka lënë një koment.

“Yll i vërtetë”, ka shkruar ai poshtë fotos, duke treguar hapur simpatinë që ka për të