Harrojeni “Xhanëm”: Kjo është kënga e Butrint Imerit që do të bëjë namin këtë verë (VIDEO) – AlpeGossip
Harrojeni “Xhanëm”: Kjo është kënga e Butrint Imerit që do të bëjë namin këtë verë (VIDEO)

Harrojeni “Xhanëm”: Kjo është kënga e Butrint Imerit që do të bëjë namin këtë verë (VIDEO)

Çdo këngë që bën Butrint Imeri kthehet në hit. Zëri i ëmbël dhe melodioz ka bërë për vete shumë të rinj që mezi presin të dëgjojnë diçka të re nga këngëtari.

Sot numërojmë shumë hite nga Butrinti si “Bella” apo “Xhanëm”, por me sa duket sezonin veror do ta kalojmë me një tjetër super hit.

Ka qenë Butrinti që ka surprizuar fansat me një video të këngës së re në Instagram.

“Erdhi koha”, shkruan ai teksa publikon një fragment të këngës së re bashkë me titullin e veçantë në gjuhën franceze, ” Ma Chérie” (Dashuria ime).

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat ende pa u publikuar:

“Një këngë shumë super ashtu si je ti Butrint ia vlejti durimi që pritem se na shpërbleve me një këngë shumë shumë të bukur. Të kam shumë xhan të dua shumë”, i shkruan një fanse e çmendur pas tij.

Duke pasur parasysh hitet që bën Butrinti, me siguri që kjo verë do të jetë e tij.

Erdh koha.. #MaChérie

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on