Del VIDEO e 18 viteve më parë, Rudina mbulon fytyrën me duar: E tmerrshme… – AlpeGossip
Del VIDEO e 18 viteve më parë, Rudina mbulon fytyrën me duar: E tmerrshme…

Del VIDEO e 18 viteve më parë, Rudina mbulon fytyrën me duar: E tmerrshme…

I ftuar në emisionin “Rudina” ditën e sotme ishte Ardian Trebicka i cili do të bëjë së shpejti një koncert recital në Tiranë. Për këtë arsye, Rudina e ktheu pas në kohë Ardianin duke transmetuar një video të recitalit të këngëtarit të mbajtur në vitet 2000.

Recitalin asokohe e prezantonte Rudina dhe përpara se të transmetohej video moderatorja u shpreh me humor se i duhej kurajo për ta parë veten si ka qenë asokohe.

“Donim të sillnim një fragment nga interpretimi yt dhe thashë po unë pse mos ta kujtoj pak veten time si kam qenë atë kohë. Kur e pashë veten thashë duhet kurajo, do bëj si do bëj dhe do ta transmetoj”, u shpreh Rudina.

Në videon e vitit 2000 moderatorja shfaqet me një fustan të kuq në pjesën e poshtme, bust dhe me flokë në portokalli.

Pas transmetimit të videos, Rudina mbuloi fytyrën me duar dhe tha: “E tmerrshme. Megjithatë fustani më pëlqente shumë dhe tani që e shikoja thashë sa fustan i bukur. Ka qenë një kujtim i bukur për mua”.