Kur mendon Balenciaga, të kujtohen atletet çorape të zeza dhe çizmet mbi gju, zakonisht lejla. Këtë koncept, brandi e mori dhe e zhvilloi më tej. Në sfilatën e Vjeshtë/Dimër 2017, Balenciaga prezantoi pantakëpucët, këpucë që zgjaten e zgjaten deri sa mbërthehen në bel si pantallona.
Idea lindi për herë të parë gjatë viteve ’60, por modelet e brandit më popullor në botë janë tërësisht moderne dhe të preferuara nga yjet më të njohur.
Nëse ju bien në dorë një palë pantakëpucë Balenciaga, ose nëse i blini për thuajse 1000 euro, si fillim mund t’i vishni me një bluzë të zezë. Shembull: Kim Kardashian.
Mund të ktheni sytë nga look-u monokromatik;
Mund të guxoni me ngjyra të ndezura si roza dhe lejlaja e famshme;
Mund t’i vishni poshtë fustaneve të çarë si Salma Hayek;
Sado ide e pazakontë të ngjajë, asnjë look me pantakëpucë nuk duket keq. Madje janë origjinale dhe të freskëta. Pantakëpucë në vend të atleteve!