Pasi tha që do shkoj e VIRGJËR drejt altarit/ Anxhela Peristeri sqaron: “Tani unë jam…” – AlpeGossip
Pasi tha që do shkoj e VIRGJËR drejt altarit/ Anxhela Peristeri sqaron: “Tani unë jam…”

Pasi tha që do shkoj e VIRGJËR drejt altarit/ Anxhela Peristeri sqaron: “Tani unë jam…”

Pak ditë më parë, kudo nëpër portale u fol shumë për një deklaratë që Anxhela Peristeri kishte dhënë gjatë një interviste.

Këngëtarja ‘deklaroi’ se më shumë gjasa ajo do të jetë e vetmja që do të shkojë drejt altarit e virgjër. Pas kësaj, të gjithë nisën aludimet e pritshme, se mos vërtetë Peristeri ishte ende e virgjër, derisa ajo vetë e sqaroi njëherë e mirë mbrëmjen e djeshme. E ftuar në Top Shoë Magazinë, Anxhela tha se e gjitha ishte në formë batute.

“Ishte thjesht një batutë me Rozana Radin, pasi më pyeti nëse djemtë korçarë i kanë qejf vajzat e virgjëra. Iu përgjigja duke i thënë se tani nuk besoj se ekziston më ky koncept dhe se e vetmja që do shkoj në altar e virgjër jam unë.”- u shpreh ajo.

Ndonëse këngëtarja donte ta linte me aq, moderatori Alban Dudushi e pyeti nëse kjo ishte e vërtetë apo jo.

“Tani unë jam 32-vjeç. Të jem dhe e virgjër, turp i Zotit!”- përfundoi Peristeri e cila edhe nëse do të ishte me shumë gjasa nuk do të përbënte asnjë ndryshim.