Kristi Popa nuk bën aspak shaka kur thotë: Duajeni koshin e plehrave sa mamin dhe babin – AlpeGossip
Kristi Popa nuk bën aspak shaka kur thotë: Duajeni koshin e plehrave sa mamin dhe babin

Kristi Popa nuk bën aspak shaka kur thotë: Duajeni koshin e plehrave sa mamin dhe babin

Pasi ka mbaruar numrin e baletit këtë të premte, Kristi Popa kishte sjellë me vete një kosh mbeturinash në Dancing with the stars, brenda të cilit kishte nga një dhuratë për Almedën dhe secilin nga antarët e jurisë. Çfarë dhuratash mund të jenë ato që fshihen brenda një koshi mbeturinash? Dhurata të lezetshme të krijuara nga duart e Kristit me materiale të riciklueshme, që mund t’i shihni në videon më poshtë.

Pas secilës dhuratë që iu shpërnda Almedës, Emës, Alfredit, Ilirit dhe Julit fshihej vetëm një mesazh për një çështje, që siç shpjegoi Kristi e ka shumë për zemër: edukimi i qytetarëve – mbani qytetin pastër dhe ricikloni. Tha edhe se ka krijuar plot gjëra të tjera me këto materiale dhe se është gati të organizojë sfilatën e tij por nuk e dimë se sa seriozisht e kishte këtë të fundit. Kjo nuk është hera e parë që në këtë edicion të Dancing ndodhin çudira. Kristi e ka shfrytëzuar skenën edhe për të dhënë mesazhe të
tjera si dashurinë për tokën, pranimin e personave me orientim të ndryshëm seksual.