Xhirimet për filmin e preferuar të fëmijëve dhe të rriturve “Maleficent II” kanë filluar zyrtarisht dhe yjet e tij Angelina Jolie dhe Elle Fanning tashmë na kanë prezantuar me skenat e para.
Fanning, e cila luan rolin e Princeshë Aurorës, ndau me ndjekësit e saj dy foto nga sheshxhirimi në Londër duke treguar anën qesharake të përgatitjeve me Angelina Jolie.