“VJEN FUQISHËM”/ Fatmira Breçani me 3 këngë të reja, ja me kë do bashkpunojë (VIDEO) – AlpeGossip
“VJEN FUQISHËM”/ Fatmira Breçani me 3 këngë të reja, ja me kë do bashkpunojë (VIDEO)

“VJEN FUQISHËM”/ Fatmira Breçani me 3 këngë të reja, ja me kë do bashkpunojë (VIDEO)

Fatmira Brecani është një nga këngëtaret më të kërkuara më të dashura për publikun shqiptar.

Këngëtarja tropojane e muzikës popullore e ftuar në emisionin Ditë e Re, tha se po punon për nxjerrjen e dy këngëve të reja.

Brecani tha se gjithçka do të jetë suprizë.

Fatmira Brecani: “Kënga ime e fundit ishte ‘Dashuri e përmallim’. Në sezonin veror do të nxjerr 3 këngë të reja. Dy janë bashkëpunime dhe një solo. Po e lë surprizë sepse nuk ia merr mendja asnjë njeriu se me kë këngëtar do të bashkëpunoj. Njëra është nga jugu dhe këndon në stilin e vet ndërsa unë në stilin tim dhe ka dalë një këngë shumë e mirë, do të pëlqehet nga të gjithë besoj. Është Maja. Klipi i parë do të dalë shumë shpejt, brenda muajit qershor. Ndërsa klipi tjetër do të bëhet në fund të qershorit por besoj do të dalë në korrik. Të tre këngët do të shoqërohen me videoklip. Nuk bëj këngë çdo ditë, mundohem që ti bëj të pëlqyeshme.”

Ajo tha se ka shumë këngëtarë që duan të bashkëpunojnë por e kanë të pamundur pë shkak të tonalitetit të

Fatmira Brecani: “Këngëtarët janë të gjithë të mirë në stilin e vet por e kanë të vështirë që të gjithë që të këndojnë me mua për shkak se tonaliteti im është shumë i lartë. Dëshirën e kanë por duhet që të bijnë pak këngëtarët e tjerë sepse unë kështu kam lindur.”